Kursim & Komfort

pompe.png

+ Sistemi
- Pompa e nxehtësisë me ujë është një pajisje kondicionimi e cila shfrytëzon ciklin frigoferik për të ngrohur ose ftohur ujin teknik i cili qarkullon në sistem.
- Inverteri në brendësi lejon që kompresori të modulohet me shpejtësi të ndryshme në varësi të ngarkesës duke evituar humbjet energjitike që shkaktohen zakonisht nga ndezjet dhe fikjet e një sistemi pa inverter

+ Kursim & Kosto
- Shembull: Apartament 3+1 - 100 m2
- 10 kW Pompë Nxehtësie R32 4.4 COP me 4 Fan Coil
- 370 kW në muaj (Kushtet e matjes 8 orë në ditë e ndezur në ngrohje)
- 4,200 Lekë/në muaj (Shënim: në Ftohje kosto është rreth 15% më e ulet)
- Raporti i tjetërsimit të fuqisë - 1 kW elektrik transmeton në ujë 4.4 kW termik

+ Avantazhet
- Ngrohje Ftohje natyrale (ajri nuk është i thatë si në rastin e kondicionimit me sistem gazi)
- Efiçencë e lartë edhe nëse temperaturat e jashtme arrijnë -20°C
- Sistem kundër ngrirjes automatik të integruar në pompën e nxehtësisë
- Ekonomik në faturën elektrike

+ Aplikime 
- Rezidencial: Apartamente - Vila

conditioning1.jpeg

+ Sistemi
- Është i përbërë nga një njësi e jashtme dhe nga një ose disa njësi të brëndshme, proçesi i ngrohje
- ftohjes bëhet nëpërmjet ciklit të gazit

+ Kursim & Kosto
- Shembull: Apartament 3+1 - 100 m2
- 36,000 BTU Multisplit A+++ me 4 njësi të brëndshme
- 420 kW në muaj (Kushtet e matjes 8 orë në ditë e ndezur në ngrohje)
- 4,800 Leke/në muaj (Shënim: në Ftohje kosto është rreth 35% më e ulët)

+ Avantazhet
- Inverteri i integruar garanton efiçencë të lartë
- Ekonomik në investimin fillestar

+ Aplikime
- Rezidencial: Apartamente - Vila
- Komercial: Dyqane - Hotele - Institucione - Qendra Biznesi

Ngrohje.jpg

+ Sistemi
- Ngrohja nga dyshemeja mund të bëhet nëpërmjet panelit radiant elektrik ose paneleve me qarkullim uji të lidhur me pompë nxehtësie

+ Kursim & Kosto
- Shembull: ambient me siperfaqe 10m2
Me kabell elektrik 270 kW në muaj ose 3000 Lekë/muaj (kushtet e matjes 6 orë në ditë e ndezur)
Me qarkullim uji 36 kw në muaj ose 410 Lekë/muaj (kushtet e matjes 6 orë në ditë e ndezur)

+ Avantazhet
- Shpërndarje e njëtrajtshme e ngrohtësisë në ambient duke levizur nga poshtë lart
- Komfort - zakonisht këmbet janë pjesa e trupit e cila ftohet e para

+ Aplikime
- Mund të vendoset nën cdo lloj sipërfaqeje qeramike , laminat, dru etj...
- Rezidencial: Apartamente - Vila
- Komercial: Hotele - Institucione - Zyra

pannello_solare.jpg

+ Sistemi
- Në panelin termik drita e diellit transformohet në nxehtësi e cila nëpërmjet kolektorëve akumulohet në bolitorë, sistemi përmban edhe një backup elektrik.

+ Kursim & Kosto
- Shembull: Familje me 4 persona
- 200l Bolitor me rezistencë 3.5 kw
- 1,350 Lekë Kosto mujore (mesatare e matjeve në një vit)
- 63% kursim në krahasim me sistemet e zakonshme elektrike
- 2 - 2.5 vite vetëshlyerje

+ Avantazhet
- Ne vënde si Shqipëria me mbi 300 ditë diell sistemi ka efiçencë të lartë.
- Pas vetëshlyerjes sistemi ruan efiçencën edhe pas 15 vitesh.

+ Aplikime - Rezidencial: Apartamente - Vila
- Komercial: Spitale - Hotele - Institucione - industri

pastrim.jpg

+ Sistemi
- Njësia qendrore vendoset zakonisht në një dhomë teknike/ballkon dhe lidhet nëpërmjet tubave me ambientet ku do të kryhet shërbimi i pastrimit, në këtë mënyre në ambientet e brëndshme evitohen pluhurat dhe zhurmat

+ Kursim & Kosto
- Kosto e operimit është e njëjtë me fshsesat e zakonshme elektrike megjithëse fuqia thithëse është më e lartë

+ Avantazhet
- Pa zhurma në ambientin ku përdoret pasi pajisja është në dhomën teknike
- Eliminohet pluhuri i shkaktuar nga pajisja qendrore
- Shkurton kohën e pastrimit
- Pastrim i thjeshte i pajisjes qendrore

+ Aplikime
- Rezidencial: Apartamente - Vila
- Komercial: Hotele - Institucione - Zyra

pannello__termodinamico.jpg

+ Sistemi
- Paneli Termodinamik shfrytëzon ciklin frigoriferik të gazit i cili fiton nxehtësi gjatë kalimit në panel dhe nëpërmjet shkëmbyesit dhe kompresorit ngroh ujin sanitar në bolitor

+ Kursim & Kosto
- Shembull: Familje me 4 persona
- 900 Leke Kosto mujore (mesatare e matjeve në një vit)
- 85% kursim në krahasim me sistemet e zakonshme elektrike
- 5 - 5.9 vite vetëshlyerje

+ Avantazhet
- 24/7/365 prodhon energji termike edhe në mungesë të rrezeve të diellit gjatë natës apo në kushte të këqija atmosferike
- 5° këndi minimal i strukturës, fleksibilitet në vendosje mund të vendoset edhe i varur ne mur
- Nuk ka nevojë per sistem kundër ngrirjes
- Impakt i ulët mjedisor

+ Aplikime
- Rezidencial: Apartamente - Vila
- Komercial: Spitale - Hotele - Institucione - industri

uji.jpeg

 + Sistemi
- Trajtimi i ujit nëpërmjet aplikimit të rrymës elektrike me aparatin Hydroflow i cili vendoset në tubin përpara pajisjes të cilën dëshirojmë të mbrojmë nga çmërsi , algat dhe bakteriet

+ Kursim & Kosto
- Konsumi i ulët elektrik 1 Watt/h per sistemet rezidenciale
- Kursim 60% të kimikatëve të nevojshëm për trajtimin e ujit si në rastin e pishinave apo proçeseve industriale

+ Avantazhet
- Heq e çmërsin e depozituar prej kohësh dhe shkatërron bakteret, gjithashtu nuk lejon formimin e algave
- Zgjat jetën e pajisjve në mënyrë ekologjike
- Ul koston e trajtimit të ujit me aditive shtesë në aplikimet komerciale
- Instalim i thjeshtë
- Nuk ka nevojë për mirëmbajte apo ndërrim filtri

+ Aplikime
- Rezidencial: Apartamente - Vila
- Komercial: Hotele - Proçese Industriale - Pishina & SPA

AL – TEK sh.p.k.
  • +355682000021
  • This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
  • Rruga Llazi Miho 1027
    Kombinat - Vaqarr
    Tiranë - Shqipëri

powered by

WEB DESIGN, BUSINESS APPS, E-COMMERCE

open consulting