Rreth nesh
Kush jemi
AL-TEK sh.p.k është një kompani inxhinierike e krijuar në vitin 2005 e cila sjell eksperiencën më të mirë për sistemet Ngrohje-Ftohje me teknologjinë më të fundit. Ne jemi të liçensuar për projektim dhe zbatim sipas standarteve ndërkombëtare ISO.
Qëllimi AL-TEK – Sfidon Stinët
Qëllimi ynë është zgjidhja klimaterike brënda hapësirës ku ju jetoni ose punoni duke garantuar komfortin dhe cilësinë, duke maksimalizuar efiçiencën dhe duke pasur një rikthim të investimit fillestar në kohë sa më të shkurtër në raport me sistemet tradicionale të Ngrohje-Ftohjes.
Sistemet kryesore ku ne operojmë
- Rezidencial – Komerçial – Industrial
- Sisteme me Panele Diellore & Termodinamike për ujin sanitar.
- Energji të rinovueshme.
- Sisteme Ngrohje – Ftohje CHILLER / Pompa nxehtësie me ujë.
- Sisteme kondicionimi Multisplit, VRF.
- Sisteme ventilimi me Rekuperues Ajri.
- Oxhaqe, Kaldaja, Stufa.
- Sisteme të Pastrimit qëndror ekologjik dhe pa zhurma.
- Sisteme Ngrohje-Ftohje me panele radiante elektrik ose me ujë.
- Sisteme të furnizimit me ujë, Pompa (qarkulluese, shtytëse, zhytëse, drenazhi, hidrante).
- Materiale Hidraulike & Rakorderi për sisteme me presion të lartë.
- Sisteme Mbrojtje ndaj Zjarrit.
Filozofia Jonë
Çdo produkt duhet të plotësojë kërkesat e klientit dhe të jetë rekomandim për konsumatorët e ardhshëm ku klienti është ai që rikthehet tek ne dhe jo produkti.
Forca jonë
Projektojmë dhe zbatojmë sisteme inxhinierike të cilat i dorëzohen klientit me garanci dhe çelësa në dorë.
Respekti për mjedisin
Produkti / Sistemi i cili i dorëzohet klientit garanton maksimalisht cilësinë e ajrit / ujit duke u prodhuar nga Pajisje / Sisteme me efiçencë të lartë, me konsum të ulët energjie dhe duke shfrytëzuar energjinë e rinovueshme. Planifikimi efektiv inxhinierik dhe produktet me liçenca CE sigurojnë ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit që na rrethon.
Pozicion Lider
Pozicioni i liderit në sistemet që ne ndërtojmë na obligon të kujdesemi për komfortin e klientëve. Duke vendosur klientin dhe kërkesat e tij në qëndër të sistemit ne vazhdimisht përmisojmë linjën tonë të produkteve.
AL-TEK përzgjedh në mënyrë ekskluzive produktet e saj nga fabrikat më prestigjoze botërore duke respektuar liçensat dhe deklaratat e konformitetit.
Çertifikime
ISO 9001:2015 – ISO 3834-2:2006
ISO 14001:2015 – ISO 50001:2018
OHSAS 18001:2007
Staf i Specializuar
Skuadra AL-TEK përbëhet nga një staf i specializuar në sistemet Ngrohje – Ftohje. Ne përkujdesemi që të jemi sa më koherent me zhvillimet teknologjike duke zhvilluar trajnime me partnerët tanë.