AL TEKAL-TEK është krijuar në Shkurt të vitit 2005 dhe merret me sistemet e ngrohje ftohjes , sistemet solare dhe të gjithë komponentet e tyre, gjithashtu me sistemet e furnizimit me ujë.Duke parë eksperiencën tonë, tani mund te themi me siguri se kemi një shpërndarje shumë të mirë në tregun shqiptarë persa i takon ketyre sistemeve.
Al-Tek e ka filluar aktivitetin me një staf të vogël punonjesish dhe më një experiencë modeste  në fushat e lartpermendura, por nderkohë që vitet kane kaluar, gjithcka është zhvilluar më shumë  dhe tani ne jemi nje kompani  e cila importon produkte nga disa nga fabrikat me prestigjoze në Europë.  Produktet që ne ofrojmë janë zgjidhje të plota si për ndërtesa rezidenciale ashtu edhe për ndërtesa publike. Qëllimi kryesor i kompanisë AL-TEK është të kënaqë kërkesat e klienteve në cilësi dhe kohë , me një kosto sa me të lirë të mundshme.
AL-TEK
Pozicioni i liderit në produktet dhe instalimin e tyre na obligon që të kujdesemi  për kënaqësinë e klientëve tanë . Duke menduar rreth tyre , ne ende përmirësojë cilësinë e produkteve tona përmes partnerëve që ne zgjedhim në mënyrë që të përmbushim standardet e botës . Ne vazhdimisht permiresojme linjë tonë të produkteve duke iu pershtatur nevojave në ndryshim të klientëve tanë . Ne fokus  kemi estetikën , cilësinë qendrueshmerine dhe servisin e produkteve tona . Produktet e importuara nga ne kanë fituar certifikatat që japin dëshmine e përmbushjes së standardeve botërore të cilësisë dhe të sigurisë. Të gjithë anëtarët e stafit tonë janë ekspertë në profilet e tyre , duke punuar  në një mënyrë të tillë që të plotësojë kërkesat e klientit  dhe për të ofruar një standard të lartë ne vazhdimesi .
AL-TEK e konsideron cilësine themelin  e aktivitetit të saj . Cilësia e fituar sot , garanton nesër te ardhme më të mirë . Standardet e larta të mallrave dhe shërbimeve , të lidhura me  : sistemet ngrohjes dhe ftohjes ( Çiller & fan-coil termostufa  & oxhaqe , kaldaja me  gaz dhe naftë) sistemet e ventilimit (ventilimi mekanik- pastruesit me vakum ) , sistemet e shpërndarjes (sistemet me tub multistrat të cilat mund të përdoren në sistemet e ngrohjes , në sistemet e shpërndarjes së ujit të pijshëm , sistemet e ftohjes dhe sistemeve të ajrit të kompresuar te projektuar për temperatura dhe presione të larta dhe për sistemet me temperaturë të ulët si UFH ,  rakordet me presim për sistemet e tubacioneve multistrat cilat lejojnë një lidhje të përsosur në çdo kusht , sistemet diellore ( panelet e sheshta dhe me tuba ) sistemet e furnizimit me ujë (pompa  qarkulluese, pompa zhytese, pompa drenazhimi pompa antizjarr) janeshenjë e njohjes së kompanisë sonë . Ne kemi vënë një theks të veçantë mbi cilësinë , sigurinë , përvojën dhe profesionalizmin .
Si kriter më të rëndësishme të konfirmimit të cilësisë, ne konsiderojmë kënaqësinë e klientëve tanë.
Kërkesat dhe pritshmerite e klientëve tanë janë prioritet për aktivitetin tonë. Çdo produkt duhet të plotësojë kerkesat e nje klienti dhe të jetë rekomandim për konsumatoret e ardhshem duke qene klienti ai qe rikthehet tek ne dhe jo produkti.
Ne planifikojme për të marrë kënaqësinë e klientëve tanë, dhe rrjedhimisht rritjen e kompanisë nëpërmjet produkteve të kualitetit të lartë, shërbimit te shkëlqyer dhe asistencës.